Lajmet e fundit

U mbajt një punëtori për projekt-Rregulloren e Punës se Kuvendit

, 18.01.2010




Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, kryesuar nga Hydajet Hyseni- Kaloshi, në bashkëpunim me NDI-në, organizoi sot një punëtori lidhur me projekt-Rregulloren e Punës se Kuvendit. Nga një fjalë hyrëse para të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe anëtarë të Kryesisë së Kuvendit dhe shefa të grupeve parlamentare, mbajtën Hydajet Hyseni dhe drejtori programit legjislativ të NDI-së John Davidson. Hydajet Hyseni vlerësoi përkushtimin e anëtarëve të Komisionit, si dhe ndihmën e pakursyer të NDI-së në punën amendamentuese të këtij Projekti, i cili gjendet në fazën finale, para procedimit në shqyrtim të dytë. John Davidson ndër të tjera theksoi se versioni aktual i Projektit të Rregullores se re është shumë më i avancuar krahasuar me atë aktual, ndërsa në këtë kontekst gjëja më e rëndësishme është se Projektrregullorja është në harmoni me Kushtetutën e
U mbajt një punëtori  për projekt-Rregulloren e Punës se Kuvendit