Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 18.01.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga kryetari Bahri Hyseni, ka shqyrtuar propozimamendamentet e grupit të punës në Projektligjin për Hetim Parlamentar. Pas shumë diskutimesh përkitazi me amendamentet e propozuara, komisioni vendosi që ato dhe projektligji t’i rekomandohen Kuvendit për miratim.

Në vijim, u shqyrtua në parim edhe Projektligji për Mjekësinë Ligjore. Komisioni konstatoi se ky projektligj i plotëson kushtet e përcaktuara me Rregulloren e Punës së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm, dhe vendosi që t’i procedohet Kuvendit për shqyrtim të parë.

Ndërkaq, u vendos që shqyrtimi i propozimvendimit të Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin dhe ndryshimin e Komisionit për dhënien e Provimit te Jurisprudencës, të shtyhet për mbledhjen e radhës.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi