Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno
, 18.01.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. dr. Jakup Krasniqi, priti sot kryesuesin e sektorit politik dhe ekonomik për integrime evropiane në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Khaldoun Sinno, me të cilin bisedoi për Planin e veprimit të Kuvendit lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për të përmbushur objektivat e Kuvendit në këtë plan.
Kryeparlamentari Kasniqi ka theksuar punën e madhe që po bëhet për zgjerimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës për të kontrolluar hartimin e ligjeve të mira për vendin dhe monitorimin e zbatimit të tyre, pas miratimit në Kuvend. Në këtë vështrim Krasniqi ka pohuar se të gjitha komisionet parlamentare e kanë marrë për obligim amendamentimin e projektligjeve dhe plotësimin e ligjeve të miratuara, në harmoni me legjislacionin e vendeve të BE-së. Ai, ndërkaq, në mënyrë të veçantë është përqendruar në punën e komisioneve të reja të Kuvendit, sidomos të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë dhe atë të Mbikëqyrjes së Financave Publike.
Kryesuesi i sektorit politik dhe ekonomik për integrime evropiane në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Khaldoun Sinno, duke i vlerësuar të arriturat e deritashme të Kuvendit, lidhur me përmbushjen e Planit të veprimit nga Raporti i Progresit për Kosovën, ka theksuar gatishmërinë e zyrës së tij për ta ndihmuar Kuvendin në ekspertizë afatshkurtër, me sjellje nga jashtë të ekspertëve të lëmenjve të ndryshëm, por sipas nevojës edhe për ekspertizë afatmesme dhe afatgjate. Mbështetja e ofruar ka të bëjë jo vetëm me punën e Kuvendit, por edhe me Kabinetin e kryetarit, Kryesinë e Kuvendit, komisionet parlamentare dhe me Sekretarinë.
Në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale të nëntorit të shkuar, të cilat janë cilësuar të suksesshme dhe demokratike, me mundësi për përmirësimin e disa elementëve të tyre.