Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës

, 20.01.2010




Sot, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, temë diskutimi ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të Komandantit të FSK-së. Kryetari i këtij komisioni, Berim Ramosaj, bëri të ditur se ky raport vjetor pasqyron organizimin e brendshëm të kësaj force, realizimet që i ka bërë gjatë vitit 2009, si dhe sfidat e prioritetet e kësaj force për vitin 2010.

Anëtarët e komisionit pas shqyrtimit të këtij raporti, kërkuan që në mbledhjen e radhës të jetë prezent edhe komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Sylejman Selimi, për të sqaruar detaje që përmban ky raport.

Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe që përmban ky raport, komisioni vendosi unanimisht që bartësi i raportit vjetor të komandantit të FSK-së, të jetë prezentë në mbledhjen e ardhshme.
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës