Lajmet e fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave po qëndron në Londër
, 25.01.2010
Komisioni Parlamentarë për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i Komisionit, së Kosovë, nga data 24 deri 27 janar 2010, do të qëndrojë për vizitë studimore në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Qëllimi i kësaj vizite është informimi i anëtarëve të komisionit me praktikat më të mira të mbikëqyrjes së financave publike në Mbretërinë e Bashkuar. Vizita organizohet nga KIPRED, si pjesë të projektit për “Themelimin e Komisionit Funksional për Mbikëqyrje të Financave Publike” i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet të Ambasadës së saj në Prishtinë.
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të njoftohen më për së afërmi me funksionimin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë të komisionit homolog nga Dhoma e Përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar, gjegjësisht Komitetit për Llogari Publike, si dhe Zyrës Kombëtare të Auditit.
Gjatë kësaj vizite anëtarët e Komisionit do të takohen me personalitete të ndryshme të jetës publike në Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarë të procesit të kontrollit të shpenzimeve të parasë publike.
Për informata më të detajuara lidhur me këtë vizitë do të njoftoheni pas kthimit nga vizita studimore e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike.