Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 25.01.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, i ka proceduar Kuvendit të Kosovës propozimvendimin e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin dhe ndryshimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, së bashku me rekomandimet e tij. Komisioni ka potencuar në mënyrë unanime se njëri nga të tre kandidatët për anëtarë të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj, dhe ka rekomanduar që i njëjti të mos votohet. Komisioni ka rekomanduar, ndërkaq, që të propozuarit e tjerë të përkrahen. U vendos gjithashtu që t’i rekomandohet Kuvendit, që të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë që në afat prej 10 ditësh ta organizojë mbajtjen e provimit të Jurisprudencës me përbërjen ekzistuese të komisionit.

Në vazhdim, komisioni përkrahu në parim Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe atë për Gazetën Zyrtare. Gjithashtu, u miratua raporti i punës së komisionit për vitin 2009, dhe plani i punës për vitin 2010.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi