Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 26.01.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, që e drejtoi kryetari Sadik Idriz, mbajti mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për vitin 2010.
Në këtë mbledhje, përpos anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga OSBE- ja, NDI dhe KDI.
Në mbledhjen e lartpërmendur, duke folur për Planin e punës së këtij komisioni, u tha se plani në brendi përmban, përpos procesuimit edhe shqyrtimin e disa projektligjeve me rëndësi vitale, e para së gjithash ato nga fushëveprimi i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Ky plan ka për qëllim edhe organizimin e mbledhjeve dhe takimeve, si me institucionet e Kosovës, para së gjithash me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, gjithashtu edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe institucionet, si p.sh., përfaqësues të OSBE - së, USAID -it, NDI dhe AER - it.
Veç të tjerash Komisioni do të shqyrtojë edhe disa projektligje vitale nga fushëveprimi i tij, siç është Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi duhanin; Projektligjin për shëndetësinë; Projektligjin për inspektoratin e punës; Projektligji për Kryqin e Kuq të Kosovës; Projektligjin për përdorimin dhe mbrojtjen stemës së Kryqit të Kuq dhe stemave dhe sinjaleve të tjera të njohura; Projektligji mbi produktet dhe pajisjet mjekësore; Projektligjin për punën, Projektligjin për sigurimin social; Projektligjin për statusin dhe të drejtat e familjes së dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK- së; Projektligjin për grevat; Projektligjin për shërbimet sociale dhe familjare; Projektligjin për Këshillin ekonomiko social, si dhe Projektligjin për sigurimin invalidor dhe pensional. Një herë Komisioni, në kuadër të kompetencave të veta, do të monitorojë implementimin e ligjeve të caktuara, si në Ministrinë e Shëndetësisë, po ashtu edhe të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, si dhe në institucionet shëndetësore dhe sociale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të kësaj mbledhje anëtarët e Komisionit, me disa ndryshime dhe plotësime, miratuan Planin e punës të Komisionit për vitin 2010.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe Projektligjin për produktet dhe pajisjet mjekësore, po në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Propozimplani i veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrimet Evropiane.