Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti drejtoren e re të NDI-së, z. Laura Nichols
, 28.01.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim njohës me drejtoren e re të NDI-së në Kosovë, z. Laura Nichols, si dhe drejtorin e deritashëm, z. Carlo Binda. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi vlerësoi lart kontributin e NDI-së të kryesuar nga z. Binda në mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kuvendit të Kosovës. Njëkohësisht z. Krasniqi i uroi punë të suksesshme z. Binda në detyra të reja.
Duke i uruar mirëseardhje drejtores së re, Z. Laura Nichols, kryekuvendari Krasniqi e siguroi atë se Kuvendi i Kosovës është i interesuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejme me NDI-në. Në këtë frymë edhe z. Nichols u zotua se NDI do të vazhdojë ta mbështesë Kuvendin e Kosovës , sidomos në sferën e trajnimit të stafit të Kuvendit, si dhe në mbështetjen e komisioneve parlamentare. Sipas nevojave NDI edhe më tutje do të ofrojë ekspertë për fusha të caktuara nga veprimtaria e Kuvendit.