Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media

, 01.02.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Strategjia Legjislative e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2010 dhe hartimi i planit dhe programit të punës së komisionit për vitin 2010, sipas kësaj strategjie. Komisioni përkrahu në parim Strategjinë, duke u zotuar se në mbështetje të saj do të përcaktojë edhe dinamikën , e cila do të mundësojë realizimin e detyrave që shtrohen para këtij Komisioni përkitazi me shqyrtimin e projektligjeve nga fushë veprimtaria e tij. Në Planin e punës për vitin 2010 Komisioni do të përfshijë edhe disa tema nga lëmi i integrimeve evropiane. Pas debatit u aprovua edhe Plani i punë së Komisionit për këtë vit.
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media