Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 10.02.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i komisionit, u shqyrtua Projektligji për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës nr. L -189/3, para se të dalë në shqyrtim të parë në seancë të Kuvendit. Gjatë shqyrtimit shumica e anëtarëve të Komisionit bënë disa vërejtje ndaj tekstit të Projektligjit. U tha se Projektligji për nga ana strukturore ka disa mangësi dhe nuk përmbush objektivin që ka në titull. Si i tillë ai do një përpunim të gjerë. Pas debatit me shumicë votash nuk u përkrah procedimi i Projektligjit në shqyrtim të parë në seancë , një anëtar ishte për procedim , ndërsa një abstenoi.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës nr. L -192/3, të cilin e përkrahu për procedim në shqyrtim të parë në Kuvend.
Komisioni pastaj shqyrtoi listën e KPM-së për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit për Komisionin e Pavarur për Media, duke konstatuar se KPM-ja ka dërguar propozimin prej 4 kandidatësh, nga të cilët do të zgjedhen dy. Në këtë vështrim, Komisioni i rekomandon Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të formojë Komisionin Ad- Hoc, i cili do të zgjedhë dy anëtarët e rinj të KPM-së, në vend të atyre që u ka skaduar mandati. Ndërkaq, kur është fjala për zgjedhjen e anëtarit të pestë në këtë Komision nga Kuvendi i Kosovës, u tha se grupet parlamentare duhet të bëjnë propozimet, në mbështetje të të cilave do të zgjedhet ky anëtar.
Përkitazi me rekomandimin dërguar Kryesisë së Kuvendit që të njoftohet Qeveria e Kosovës për vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës konform Rregullores 2008/12 u tha se ky rekomandim iu ka përcjellë Qeverisë së Kosovës nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.