Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 10.02.2010




Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, vendosi që në lidhje me moszbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), të diskutohet në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Ismet Beqiri kryetar i komisionit, theksoi se nxjerrja e një vendimi nga Kuvendi, është mënyra më e mirë që autoritetet punëdhënëse të obligohen për zbatimin e vendimeve të KPMK-së.

Në vazhdim, komisioni diskutoi rreth Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Për të përgatitur sa më mirë projektligjin, anëtarët e komisionit vendosën që fillimisht të formojnë një grup punues, i cili do të organizonte një tryezë, në të cilën do të ftoheshin të gjitha grupet e interesit.

Komisioni zgjodhi grupin punues, me përbërje: Nerxhivane Dautin, kryesuese e grupit, Ibrahim Makolli dhe Radmilla Vujoviq.

U vendos që në tryezë të ftohen: Departamenti i Ministrisë për Punë Sociale që merret me trajtimin e dhunës, Departamenti i Policisë së Kosovës, Zyra e EULEX-it për të Drejtat e Njeriut, Komisariati i Lartë për Refugjatë dhe organizata joqeveritare që fushëveprimtaria e të cilave lidhet me natyrën e këtij projektligji.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...