Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 16.02.2010




Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për Shërbime Postare.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, përkatësisht Drejtori i Departamentit Ligjor, Avdi Kamerolli dhe Nazim Rahimi, udhëheqës sektori për çështje ligjore pran kësaj ministrie.

Anëtari i komisionit, dhe kryesuesi i grupit punues për këtë Projektligj, Zef Morina, në formë të amendamenteve ia paraqiti komisionit vërejtjet dhe rekomandimet e grupit punues.

Komisioni dëgjoi me vëmendje edhe rekomandimet e përfaqësueseve të ministrisë, të cilët siguruan se Projektligji për Shërbime Postare, i sponsorizuar nga kjo ministri, është në harmoni të plotë me kriteret ndërkombëtare të kësaj fushe.

Pas shqyrtimit nen për nen, dhe të secilit amendament të propozuar, Komisioni vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në këtë Projektligj, i cili iu propozua Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.

Në fund komisioni shqyrtoi edhe rekomandimin e Komisionit Kosovar të Konkurrencës që z.Gani Asllani, të riemërohet anëtar i këtij komisioni.

Komisioni vendosi që rekomandimi t’i propozohet për miratim Kryesisë së Kuvendit.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...