Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi,nesër, niset në një vizitë zyrtare në Tiranë
, 06.04.2010
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, të mërkurën, më 7 prill 2010, do të niset në një vizitë zyrtare katër ditëshe në Tiranë. Kryekuvendari Krasniqi është ftuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Tiranës për të mbajtur fjalë në një veprimtari të Forumit Politik, në temën “Balancet e reja në Ballkan-e ardhmja evropiane”.Pjesëmarrës të kësaj veprimtarie do të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditur në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të medias.
Gjatë kësaj vizite kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli dhe kryeministrin e Shqipërisë , z.Sali Berisha. Vizita e kryekuvendarit Krasniqi do të zgjasë deri më 10 prill.