Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut…
, 06.04.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar i Komisionit, u diskutua rreth marrjes së qëndrimit për procedimin e Programit të Qeverisë për barazi gjinore, me kërkesë për debat në njërën nga seancat plenare.
Komisioni,kërkoi nga grupi punues, që të përshpetojë shqyrtimin e Programit dhe të nxjerrë rekomandimet përkatëse të cilat do të shërbejnë si material për seancë. Komisioni, gjithashtu ka debatuar lidhur me çështjen e Peticionit të Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës. U vendos që më 20.03.2010, të organizohet dëgjim publik për të identifikuar problemet që shtrohen në këtë Peticion.
Komisioni si pikë te veçantë e shqyrtoi Peticionin e nënshkruar nga arsimtarët e Drejtorisë se Arsimit të Vitisë. Nënshkruesit e këtij peticioni në emër të shkollës, të arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve të Komunës së Vitisë, kanë kërkuar ndalimin e ekzekutimit të vendimit për marrjen e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, i cili gjendet në oborrin QAM. Komisioni rekomandoi që lidhur me këtë çështje t’i drejtohen gjykatës ngase nuk bie në fushëveprimin e Komisionit .
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit diskutuan edhe rreth Projektligjit kundër dhunës në familje. Meqë ky projektligj është tejet i rëndësishëm dhe ka një peshë të madhe për shoqërinë kosovare, anëtarët e komisionit kërkuan afat shtesë nga Kryesia e Kuvendit, me qëllim të inkorporimit të amendamenteve, të propozuara nga ana e ekspertëve dhe deputetëve.