Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
, 18.05.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naim Maloku, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni, u shqyrtua raporti i Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) dhe Projektligji 02-L-9 për Ujitjen e Tokave Bujqësore.
Drejtori i ZRRUM-it, Raif Preteni, fillimisht shprehu gatishmërinë për të dhënë sqarime të hollësishme lidhur me raportin e dorëzuar, duke ua përkujtuar anëtarëve të komisionit se emërimi i tij në këtë post është bërë gjatë këtij viti dhe vonesa e raportit është bërë për këtë shkak. Më tej, Preteni paraqiti një pasqyrë të angazhimeve dhe vlerësimeve që i ka bërë ZRRUM-i, kompanive të ujit dhe mbeturinave. Ai me këtë rast tha se, kompanitë për mbledhjen e mbeturinave gjatë vitit të kaluar kanë treguar performancë kryesisht negative. Më tej ai shtoi se, me gjithë vështirësitë, do të bëhen përpjekje për të siguruar shërbime cilësore dhe efiçiente të ujit dhe mbeturinave për të gjithë konsumatorët në tërë Kosovën.
Komisioni miratoi raportin, për të cilin do të debatohet në një nga seancat plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në vazhdim, komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për Ujitjen e Tokave Bujqësore, për të cilin kishte caktuar grupin punues në përbërje të deputetëve: Zef Morina dhe Elheme Hetemi. Komisioni analizoi dhjetë amendamentet e propozuara nga grupi punues dhe vendosi që t’i inkorporojë në Projektligj, për tu diskutuar më vonë edhe në seancë plenare.