Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media

, 01.06.2010




Në mbledhjen sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan Raporti vjetor i RTK-së për vitin 2009 dhe Raporti vjetor të KPMK-së për vitin 2009. Pas debatit raportet u përkrahën për procedim të mëtejmë në Kuvend. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u përkrahën edhe propozim – amendamentet e Grupit Punues në Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media