Lajmet e fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar te LDK-së, z. Ismet Beqiri priti kryetarin e Partisë -Demokracia e Re nga Maqedonia, z. Imer Selmani
, 09.06.2010
Kryetari i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Ismet Beqiri, priti në një takim, z. Imer Selmanin, kryetar i Partisë Demokracia e Re nga Maqedonia, i cili shoqërohej nga z. Sulejman Rushiti, deputet i Parlamentit të Maqedonisë.
Z. Beqiri e informoi z. Selmanin në pika të shkurtëra për punën e Kuvendit të Kosovës, veçmas për punën, funksionimin dhe organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Z. Selmani u falënderua për mikëpritjen dhe informoi z. Beqiri për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë, dhe sfidat qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë, sfida këto jo edhe të vogla pas zhvillimeve të kohëve të fundit.
Imer Selmani foli edhe për rolin dhe angazhimin e partive politike shqiptare, me theks të veçantë të Demokracisë së Re, parti kjo relativisht e re në skenën politike shqiptare në Maqedoni.
Poashtu u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes grupeve parlamentare, si dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.