Lajmet e fundit
Pjesëmarrës të Konferencës së Liderëve të Rinj Evropianë, vizituan Kuvendin e Kosovës
, 16.06.2010
Në kuadër të Konferencës së Liderëve të Rinj Evropianë, rreth 50 pjesëmarrës të saj, kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës, me ç’rast janë njohur me ambientin, strukturën, funksionimin dhe punën e tij. Mysafirët kanë shtruar një varg pyetjesh rreth punës së Kuvendit, me theks të veçantë për strukturën e tij, ndërsa janë njoftuar nga përgjegjësi i Zyrës për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Sherif Konjufca. Pjesëmarrësit e Konferencës shoqëroheshin nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh pjesëmarrëse e saj, Njomza Emini.