Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 07.07.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, ka shqyrtuar dhe përkrahur Projektligjin për Prokurorin e Shtetit, Projektligjin për Këshillin Prokurorial dhe atë për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, duke i proceduar për shqyrtim të mëtejmë.

Komisioni, ka përkrahur pa vërejtje edhe propozim-amendamentet në Projektligjin për komponentin rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa ka diskutuar gjerësisht rreth atyre në Projektligjin për konfliktet administrative dhe në Projektligjin për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës. Anëtarët e Komisionit kanë dhënë vërejtje rreth disa propozim-amendamenteve të këtyre dy projektligjeve, të cilat kishin të bënin me mungesën në referencat e neneve përkatëse.
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi