Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 12.07.2010
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, ka shqyrtuar sot përmbushjen e Programit të punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, si dhe detyrat që e presin komisionin në gjashtëmujorin e dytë.
Në këtë rrafsh vëmendje e posaçme i është kushtuar përgatitjeve për takimin në Prishtinë të komisioneve të jashtme të parlamenteve të vendeve të rajonit, i cili parashihet të mbahet në javën e tretë të muajit shtator, e në të cilin do të bisedohej për marrëdhëniet rajonale dhe integrimet evropiane.
Kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, ka theksuar se për këtë takim u ka shkruar komisioneve homonime të të gjitha parlamenteve të vendeve të rajonit. Ai ka pohuar se ka marrë katër konfirmime për pjesëmarrje në takim dhe se kryesisht ekziston pajtimi për temën bosht të tij :”Marrëdhëniet rajonale dhe integrimet evropiane “.
Të gjithë anëtarët e Komisioni janë angazhuar për përgatitje sa më të mira që takimi të jetë plotësisht i suksesshëm. Në këtë vështrim është thënë duhet kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të lejohet dhe të mbështetet ky aktivitet i Komisioni, në dispozicion të të cilit duhet të jetë edhe Protokolli i Kuvendit.
Anëtarët e Komisionit për Punë të jashtme e kanë përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, duke e cilësuar atë ndër ngjarjet më të rëndësishme në kontekst ndërkombëtar për ven din tonë.