Lajmet e fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 27.07.2010
Në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, (një pjesë u kryesua nga anëtari i Kryesisë, Eqrem Kryeziu) u shqyrtua Propozim – Strategjia e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së.
Komisioni parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, pasi ka shqyrtuar propozim strategjinë e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së, i ka rekomanduar Kuvendit të shqyrtojë këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një ekspoze para deputetëve sqaroi se vendimi për privatizimin e PTK-së është marrë në përputhje të plotë me politikat sektoriale të qeverisë për sektorin e telekomit të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Ky vendim është marrë edhe në konsultim me këshilla të të gjitha autoriteteve ndihmuese, këshilluese dhe ndërkombëtare. Ai po ashtu tha se Qeveria ka krijuar një ambient të sigurtë dhe kreativ për investime.
“Ne do ta zhvillojmë shtetin e Kosovës sipas standardeve të botës së lirë. Privatizimi i PTK-së i përket reformës ekonomike nuk është shitje e kapitalit. Privatizimi i PTK-së është një mënyrë transfer-kapitali nacional dhe do të jetë në të mirë të shërbimeve të projekteve zhvillimore, nacionale për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Kosova si shtet i ri ka nevojë për investime të huaja për të siguruar zhvillimin ekonomik, krijimin e një infrastrukture moderne, hapjen e vendeve të reja të punës dhe implementimin e perspektivës evropiane.
Futja edhe e një investitori me emër dhe përvojë në fushën e telekomit do të jetë një ndihmesë e madhe për zhvillimin e sektorit në fushën e telekomit. Deri më tani kemi kompani të interesuara nga gjithë globi, si nga vendet evropiane ashtu edhe SHBA-të, Kina, India, etj.
Me privatizimin e 75 për qind të PTK-së ne e liberalizojmë plotësisht tregun në Kosovë, krijojmë një bilanc në treg dhe iu garantojmë qytetarëve rritje të konkurrencës e cila domosdoshmërisht sjell shërbime më të mira, më cilësore dhe me çmime më të mira për qytetarët e Kosovës”, tha me këtë rast kryeministri Thaçi.
Më tej ai shtoi se aktualisht është koha më adekuate për futjen e kapitalit privat në PTK. Fituesin sipas tij do ta përcaktojë çmimi më i lartë e jo qeveria dhe se të gjithë punëtorët në PTK do të vazhdojnë të punojnë më së paku në 4 vjetët e ardhshme.
“Ky dokument është përgatitur pas një mori analizash dhe shqyrtimesh të mirëfillta të bëra nga këshilli ndërministror i transaksionit dhe pas konsultimeve të përfshira të palëve në proces. Nga analizat e bëra kemi ardhur në përfundim se vendimi më i mirë që është në interes të qytetarëve është ofrimi për tenderim dhe shitja e më së paku 75 për qind e PTK-së, ndërsa 25 për qind të mbetet si asete të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Ai theksoi se ky proces do të jetë plotësisht i lirë, i hapur dhe transparent në çdo fazë të tij dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare për transaksionet.
Grupi parlamentar i PDK-së dhe ai i LDK-së, në parim mbështetën procesin e privatizimit, megjithatë u kërkua që ky proces të shikohet me kujdes të shtuar, duke theksuar se nevojiten disa sqarime plotësuese rreth mënyrës së privatizimit të PTK-së.
Strategjia e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së, nuk e ka marrë mbështetjen e grupit parlamentar të AAK-së. Në emër të këtij grupi Ardian Gjini pos vërejtjeve të tjera theksoi se ky projekt është shumë i paqartë. Ndërkaq, shumica e deputetëve të AAK-së, AKR-së dhe të LDD-së, nuk morrën pjesë në mbledhje.
Ishin të shumtë deputetët e Kuvendit të Kosovës që diskutuan për propozim strategjinë, dhe në përgjithësi i dhanë përkrahje privatizimit të PTK-së, por disa nga ata shfaqën vërejtje në strategjinë e ofruar.
Deputetët po ashtu kërkuan që kjo çështje të shtyhet për në muajin shtator të këtij viti, meqë sipas tyre në këtë dokument ka mjaft mangësi. Tutje, u kërkua që të krijohet më shumë hapësirë për ta shqyrtuar këtë projekt-propozim të qeverisë, në mënyrë që të ketë konsultime me ekspertë të ndryshëm dhe përvoja të vendeve tjera.
Po ashtu deputetët kanë paraqitur edhe shqetësimin e tyre rreth fatit të punëtorëve të PTK-së.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë këtij diskutimi për privatizimin e PTK-së, theksoi se të gjitha rekomandimet e deputetëve do të inkorporohen në draftin përfundimtar të propozim- strategjisë së Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së.
Kuvendi miratoi në parim propozim- strategjinë e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së, me ç‘rast ngarkohet Qeveria e Kosovës që vërejtjet dhe propozimet e këtij debati nga ana e deputëtevë të inkorporohen në këtë dokument dhe në muajin shtator të votohet në Kuvend.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po ashtu me shumicë votash kanë votuar edhe ndryshimin e dispozitës 41, paragrafi 3 të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.