Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

, 05.10.2010




Në mbledhjen e sotmet rregullt të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë e edhe shefat e grupeve parlamentare është vendosur që mbledhja plenare e Kuvendit të mbahet më 7 tetor, duke e përcaktuar edhe rendin e ditës për këtë seancë.

Pos pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta plenare të Kuvendit: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në këtë mbledhjen plenare do të shqyrtohen për herë të dytë tetë projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03-L-037 për dokumentet e udhëtimit, Projektligji për qasje në dokumente publike, Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës, Projektligji për energjinë, Projektligji për energjinë elektrike, ai për Rregullatorin e Energjisë, Projektligji për tatimin në pronën e paluajtshme, si dhe Projektligji për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë.

Nëse komisionet arrijnë t’i përfundojnë amendamentet deri në ditën e mbajtjes së mbledhjes plenare, Kryesia ka vendosur ta radhisë për shqyrtim dhe miratim edhe Projektligjin për regjistrimin e qytetarëve, të banesave dhe të ekonomive familjare.
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës