Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 12.10.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i komisionit, ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar.
Fillimisht, Komisioni shqyrtoi Projektligjin për blegtorinë. Pasi analizoi amendamentet e propozuara nga grupi punues, dhe pas diskutimit të tyre, Komisioni vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në Projektligj dhe t’i dërgohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.
Në vijim të mbledhjes, Komisioni diskutoi rreth funksionalizimit të Bordit Mjedisor. Lidhur me këtë, ministri Yagcilar i njoftoi anëtarët e Komisionit me arsyet e mosfunksionimit të Bordit. Arsyet kryesore që paraqiti ministri me këtë rast ishin: mungesa e rregullores dhe statusit për funksionalizimin e Bordit. Po ashtu, edhe pengesat financiare paraqiten sfidë e madhe në këtë rrafsh, tha ministri Yagcilar.
Duke folur për kapërcimin e kësaj gjendje, ministri sugjeroi se ministria që ai drejton në bashkëpunim me Drejtorinë e Departamentit Mjedisor, duhet të hartojnë dokumentet ( rregulloren dhe statusin), ndërkaq me Komisionin të gjejnë rrugëdalje financiare.
Në fund, Komisioni diskutoi edhe për propozimin e organizatës joqeveritare për mbrojtjen e ambientit, BELLS, lidhur me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi me të. Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit vlerësoi se duhet konsultuar me Departamentin Ligjor të Kuvendit, se në ç’mënyrë mundet Komisioni të realizojë marrëveshje të tilla me OJQ-të.