Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
, 19.10.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport, të kryesuar nga Arsim Rexhepi, kryetar, temë thelbësore ishte gjendja në sportin kosovar. Anëtarët e Komisionit theksuan nevojën e një trajtimi më të thelluar të pozitës së sportit kosovar nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që kjo veprimtari të zërë vendin e duhur në shoqëri, drejt përfshirjes edhe në organizmat ndërkombëtar të sportit. Në këtë frymë komisioni u angazhua që gjatë shqyrtimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2011, të shikohen mundësitë për një shkallë më të lartë të përqindjes së mjeteve nga buxheti për veprimtarinë e sportit.