Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 19.10.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar, u shqyrtuan tri raporte: Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Doganës së Kosovës, të gjitha këto për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2009.
Komisioni përkrahu raportet në fjalë, duke vlerësuar pozitivisht punën e Auditorit të Përgjithshëm rreth auditimit në këto tri institucione.
Anëtarët e komisionit sqaruan se raportet në fjalë janë të pakualifikuara, ndërsa kërkuan nga përfaqësuesit e tri institucioneve që të përfillen rekomandimet e Auditorit.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, drejtori i përgjjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, si dhe përfaqësues të Zyrës së Presidentit të Kosovës.