Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 22.10.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës, Projektligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, si dhe Projektligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale. Anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tej.