Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi...

, 26.10.2010




Për shkak të rëndësisë së veçantë që ka Projektligji për ujërat e Kosovës dhe Projektligji për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar, vendosi që shqyrtimin e tyre ta bëjë në mbledhjen e radhës. Janë projektligje shumë voluminoze, dhe kur kihet parasysh rëndësia e tyre, amendamentet e propozuara nga grupet punuese duhet analizuar dhe studiuar në mënyrë më të gjithanshme, u tha në Komision. Amendamentet e propozuara duhet në mënyrë më të qartë të saktësojnë bashkëpunimin ndërministrorë, andaj grupet punuese është mirë të ofrojnë një version më të qartë të amendamenteve, u shprehën anëtarët e Komisionit. Duke konsideruar se për shqyrtimin e këtyre projektligjeve duhet më shumë kohë, anëtarët e Komisionit vendosën që këtë ta bëjnë gjatë javës së ardhshme.
Nga Komisioni për Bujqësi...