Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 02.11.2010




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar dhe përkrahur amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin e Punës.

Komisioni diskutoi rreth disa amendamenteve, me theks të veçantë rreth atyre që rregullojnë pushimin e lehonisë dhe kontratat e punës.

Projektligji u procedua për shqyrtim të mëtejmë dhe miratim në Kuvend, përderisa u konstatua se i njëjti ka kosto buxhetore.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa