Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 02.11.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesonte zonja Sanije Alijaj, zëvendëskryetare e parë e Komisionit, është shqyrtuar Projektligji i punës dhe Raporti me amendamentet e komisionit funksional- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të KDI-së.

Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të Projektligjit të punës (për tu aprovuar) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim