Lajmet e fundit

Mbi 70 filloristë nga Gjilani vizituan Kuvendin e Kosovës

, 26.11.2010




Mbi 70 nxënës të klasave të pesta të shkollës fillore ”Selami Hallaqi”në Gjilan, të shoqëruar nga arsimtarët e tyre, vizituan sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ata janë njoftuar nga përfaqësues të Zyrës për media dhe marrëdhënie me publikun lidhur me punën e legjislativit të vendit, kompetencat dhe përgjegjësitë deputetëve, si dhe për rolin përfaqësues të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast filloristët nga Gjilani kanë improvizuar një mbledhje plenare të Kuvendit, duke debatuar për aktualitetin politik të vendit.
Mbi 70 filloristë nga Gjilani vizituan Kuvendin e Kosovës