Lajmet e fundit
Tumiret kërkesa e 50 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme
, 22.02.2011
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka tumirë sot kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së (të nënshkruar nga 50 deputetë) për seancë të jashtëzakonshme parlamentare.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës se Kosovës fillon punimet sot në orën 15:00.
Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e presidentit, kurse pikë e dytë do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Republikës se Kosovës.
Për të dy pikat do të ketë debat parlamentar, është vendosur në mbledhjen e Kryesisë, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit.