Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 30.03.2011
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, I kryesuar nga z. Sasha Rashiç- kryetar, në mbledhejn e sotme pike kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-planit të punës së Komisionit për vitin 2011.
Duke diskutuar për Projekt-planin e punës së këtij Komisioni, u theksua se ky Plan i punës, krahas procedimit dhe marrjes në shqyrtim të projektligjeve me rëndësi vitale, në vete përmban edhe ato projektligje që dalin nga lëmi i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të bashkësive që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, Komisioni do të organizojë edhe dëgjime publike, tryeza të rrumbullakëta dhe forma të tjera të bashkëpunimit, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe ushtrimit të detyrave nga fushëveprimi i vet, si dhe organizimin e takimeve si me instittucionet e Kosovës, para së gjithash me kompetentët nga shumica e ministrive. Gjithashtu, do të ketë takime edhe me përfaqësuesit dhe institucionet ndëkombëtare si p.sh.me ata të ICO-së, EULEX-it, OSBE-së, USAID-it, NDI dhe UNDP-së.
Duke u nisur nga Projekt-plani i punës për vitin 2011, anëtarët e Komisionit, në kuadër të vizitave me karakter pune, do të vizitojnë edhe disa kuvende komunale ku jetojnë dhe punojnë pjesëtarët e bashkësive të ndryshme, si dhe disa vende të rajonit , si dhe institucione ndërkombëtare në Evropë, që merren me çështje të bashkësive.
Në vazhdim, anëtarët e komisionit miratuan në parim Projekt-planin e punës për vitin 2011.
Gjithashtu, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe shkresën e Partisë Demokratike të Boshnjakëve nr.04/96 Dok 73, të datës 21.03.2011, në lidhje me korrigjimin e formularit për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.