Lajmet e fundit
Fjalë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, në Grupin e Punës të Takimit të Përbashkët Parlamentar në Bruksel, më 13 dhe14 prill 2011
, 13.04.2011
I nderuar anëtar i Parlamentit Evropian, zoti Hannes Swoboda,
E nderuar anëtare e Parlamentit Evropian, zonja Doris Pack,
Të nderuar kolegë parlamentarë
Tema bosht e punës së këtij Grupi "Bashkëpunimi në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë", paraqet çështje të një rëndësie të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugë drejt integrimit evropian. Në fjalën time do të paraqes shkurtimisht politikat dhe veprimet që ka ndërmarrë vendi im në çështjet e kufijve, të vizave, migracionit dhe bashkëpunimit gjyqësor e policor.
Korniza ligjore e Kosovës në këto fusha është plotësuar dukshëm këto vitet e fundit, kurse aktualisht është në proces të rishikimit dhe përmirësimit legjislacioni për të huajt, për azilin dhe menaxhimin e integruar të kufijve.
Në vijim të plotësimit të kritereve të liberalizimit të vizave, Kosova ka nënshkruar marrëveshjet bilaterale për riatdhesim me Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Zvicrën, Norvegjinë, Austrinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Belgjikën. Në fazën e përgatitjeve për nënshkrim të marrëveshjeve të ngjashme, jemi me Slloveninë, shtetet e Beneluksit, Çekinë, Kroacinë, Hungarinë, Estoninë dhe Letoninë. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar gjithashtu edhe Ligjin për Ripranim, me të cilin obligohet për kthimin e qytetarëve të Kosovës që qëndrojnë me status të padefinuar jashtë territorit të saj.
Me qëllim të rritjes së përkujdesjes institucionale për qytetarët tanë të riatdhesuar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e rishikuar për Rintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Planin përkatës të Veprimit në nivel qendror dhe në atë lokal, duke rritur buxhetin për këtë veprimtari, nga 500.000 euro sa ishte vitin e kaluar, në rreth 3.5 milion euro për këtë vit. Për këtë qëllim janë ngritur edhe mekanizma përkatës, si Bordi Ndërministror për Rintegrim, Sekretariati i Bordit, Zyra e Pranimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Zyra për Rintegirm, e cila në bashkëpunim me ministritë e linjës po punon për ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal. Zyrat Komunale për Kthim dhe Komunitete, veprojnë sipas një rregulloreje të miratuar nga Qeveria e Kosovës, më 4 gusht 2010.
Institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar dhe miratuar dy strategji kombëtare, njërën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe tjetrën për Migracion. Që të dy strategjitë kanë Planet e Veprimit, të cilët janë në proces të zbatimit.
Qeveria e Kosovës ka inicuar procedurën e hartimit të politikave për vendosjen e regjimit të vizave në Republikën e Kosovës. Kjo politikë do të kontribuojë në avancimin e rregullimit të sistemit vendor në çështjet e migrimit dhe azilit, por plotëson edhe një kriter plus në procesin e liberalizimit të vizave dhe afrimit me standardet evropiane.
Në proces të kompletimit të kornizës ligjore për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufijve shtetërorë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar shtatë urdhëresa administrative, si për shënimin e vijës kufitare, për incidentet kufitare, për objektet brenda zonës së kalimit të kufirit, për kontrollin në pikat e kalimit kufitar, për kategorizimin e pikave të kalimit të kufirit, për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e vendosjes së shenjave paralajmëruese dhe shenjave të shkruara në pikat e kalimit të kufirit dhe në zonën e kalimit të kufirit dhe për ndalimin, kufizimin ose kushtëzimin e aktiviteteve të caktuara përgjatë vijës së kufirit shtetëror.
Tashmë janë transferuar përgjegjësitë nga KFOR te Policia Kufitare e Kosovës për mbikëqyrjen e kufirit me Republikën e Maqedonisë, për dy sektorë, kurse sektori i fundit do të transferohet nga gjysma e këtij viti.
Presim që deri në fund të këtij viti të përfundojë edhe procesi i demarkacionit të kufirit me Republikën e Malit të Zi.
Sistemi BMS (Border managment system) është instaluar në të gjitha pikat e kalimit të kufirit dhe shumë shpejt do të jetë funksional.
Doganat e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për asistencë të ndërsjellë me administratat doganore të Shqipërisë, Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Republikës Çeke, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Norvegjisë, Polonisë, Sllovenisë, Suedisë dhe Turqisë.
Me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka inicuar procedurat për anëtarësim në INTERPOL dhe për bashkëpunim më të mirë me FRONTEX, edhe pse përmes EULEX-it tashmë ekziston një bashkëpunim i tillë.
Kosova ka arritur një bashkëpunim të mirë ndërkombëtar në fushë të sigurisë. Tash së voni midis Kosovës dhe Maqedonisë është nënshkruar marrëveshja për patrullime të përbashkëta në vijën kufitare. Kemi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Hungarinë për luftimin e krimit, një protokoll bashkëpunimi për trajnim të Policisë së Kosovës në Akademinë Policore Turke, një memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë për luftimin e krimit dhe për emergjenca, një deklaratë të përbashkët me Republikën e Francës për luftimin e rrjeteve të parregullta të imigrimit dhe rrjeteve të trafikimit me njerëz, një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë, me Republikën Federale të Gjermanisë dhe një memorandum të mirëkuptimit me Republikën e Kroacisë për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e migracionit ilegal.
Ministria e Drejtësisë ka hartuar tridhjetë propozim marrëveshje për transferimin e personave të dënuar, të cilat iu kanë drejtuar ministrive të drejtësisë të vendeve të rajonit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve me të cilat ka interes reciprok, sa i përket bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në çështjet civile dhe penale dhe deri më tani pëlqimin për të filluar negocimin, hartimin dhe finalizimin e marrëveshjeve e kanë dhënë Zvicra, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Maqedonia, Italia, Turqia, Shqipëria, Belgjika dhe Luksemburgu.
Para disa ditësh në Prishtinë u mbajt takimi i Asociacioneve të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC). Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar aty nga Bordi Qeverisës i AEPC, në cilësi të anëtarit vëzhgues.
Ju faleminderit.