Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Mbretërinë e Holandës
, 18.04.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës. Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë nga 20 deri më 24 prill 2011, kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, znj. Gerdi Verbeet, me z. René van der Linden , kryetar i Senatit të Holandës, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve holandeze.