Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Enis Kervan uron qytetarët turq me rastin e 23 Prillit

, 22.04.2011




Kuvendi, Qeveria, institucionet dhe populli i Kosovës ia dëshmuan dhe po ia dëshmojnë përditë botës përkushtimin e tyre të madh për paqen, për demokracinë, për ndërtimin e Kosovës shumetnike, të një shoqërie që jeton në harmoni dhe e barabartë para ligjit.

Republika e Kosovës sot është anëtare institucioneve prestigjioze ndërkombëtare më të mëdha, si: Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Komuniteti turk, si deri më tani, edhe në të ardhmen do ta ketë rolin e vet, do të kontribuojë për integrimin e Republikës së Kosovës, edhe në NATO dhe në BE.

Duke pasur parasysh respektimin e historisë, të kulturës dhe të traditave të popullit të Kosovës dhe të shtetasve të saj, edhe komuniteti turk në Kosove i feston festat e tij dhe ditët memoriale.

23 Prilli, në Republikën e Kosovës, sipas Ligjit për festat zyrtare, festohet si Dita e turqve të Kosovës.

Urime 23 Prillin, festën e turqve të Republikës së Kosovës! Shpresoj shumë se kontributi i komunitetit turk do të vazhdojë të jetë i pranishëm në institucionet e Republikës së Kosovës”.
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Enis Kervan uron qytetarët turq me rastin e 23 Prillit