Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 26.04.2011
Sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, u shqyrtuan tri projektligje: Projektligji nr.04/L-005 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-069 për Akreditim; Projektligji nr.04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-123 për shoqëritë tregtare dhe Projektligji nr.04/L-007 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/18 për tregtinë e brendshme.
Gjatë shqyrtimit të këtyre projektligjeve, e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo i njoftoi anëtarët e Komisionit se projektligjet e sponsorizuara nga ministria që ajo udhëheqë, kanë për qëllim krijimin e një ambienti të favorshëm dhe lehtësim për bizneset në Kosovë. Po ashtu, Kusari- Lila, tha se gjatë hartimit të këtyre projektligjeve, në grupet punuese kanë pasur përfaqësues Banka Botërore dhe USAID-i.
Ajo iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të ngritura nga anëtarët e Komisionit. Zonja Lila tha se i mirëpresin vërejtjet dhe komentet për ligje në procedurë të miratimit, të cilat do të krijojnë ambient të sigurt të bizneseve në Kosovë dhe do të ndikojnë në ngritje të performancës së Ministrisë.
Në fund të debatit, të tria projektligjet u hodhën në votim nga kryetari i Komisionit. Votimi rezultoi me pesë vota për dhe pesë kundër, dhe në bazë të këtij rezultati projektligjet nuk arritën mbështetjen e mjaftueshme në Komision për procedim të mëtutjeshëm.