Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 26.04.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2010. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, si dhe përfaqësues të KPM-së, të cilët raportuan para anëtarëve të Komisionit duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me të gjeturat në KPM.

Anëtarët e Komisionit duke përkrahur raportin në fjalë, kërkuan nga KPM-ja që të zbatohen rekomandimet e dala nga ZAP-i, ndërsa u kërkua që KPM-ja brenda një afati kohor të raportojë në komisionin parlamentar për veprimet e ndërmarra.

Më tej, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare të Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2010. Pas prezantimit të raportit nga ana e ZAP-it dhe përfaqësuesve të Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina, raporti u mbështet nga ana e anëtarëve të Komisionit.
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike