Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës
, 28.04.2011
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt plenare, gjatë të cilës deputetët kanë miratuar në parim gjashtë projektligje, Planin e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane për vitin 2011 dhe Rezolutën për angazhimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë të mbledhjes e udhëhoqi nënkryetari Xhavit Haliti), pyetjeve të deputetëve iu përgjigj kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Duke folur për procesin e decentralizimit, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se ky proces është në rrugë të mbarë të përmbyllet shpejt. Ai tha se Kuvendi ka krijuar Komisionin për Ndryshime Kushtetuese, jo vetëm për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, por edhe për ndryshime substanciale që do ta përmbyllin pavarësinë e mbikëqyrur.
Sa i përket autostradës, kryeministri Thaçi tha se është i gatshëm të jap llogari për çdo vendim të Qeverisë. Duke folur për devijimin e trasesë së autostradës, ai theksoi se do të kursehen 350 milionë euro.
Përkitazi me kërkesat për debat parlamentar për krimet e pasluftës në Kosovë, kryeparlamentari Krasniqi kërkoi që të kuptohen drejt detyrat e Kuvendit të Kosovës, si institucion përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës. Krasniqi tha se nëse dikush ka lëndë dhe fakte për ta akuzuar dikë, duhet të drejtohet në prokurori, ndërsa Kuvendi të mos shndërrohet në trup policor, prokurorial apo gjyqësor.
Kuvendi pastaj vazhdoi me agjendën e miratimit të projektligjeve.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, i cili i prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u miratua në parim nga deputetët pasi mori mbështetjen e përfaqësuesve të grupeve parlamentare dhe të komisionit përkatës. Tutje, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për shërbimet e sigurisë private, i cili u prezantua nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akreditim, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë e brendshme, që u prezantuan para deputetëve nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, si dhe Projektligjin për gjendjen civile, që e prezantoi ministri Rexhepi.
Plani i veprimit të Kuvendit për integrime evropiane, për vitin 2011 dhe Rezoluta për angazhimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, që i prezantoi kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri iu nënshtruan një debati nga ana e deputetëve dhe në fund morën miratimin e tyre.
Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon zotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara për integrim në Bashkimin Evropian dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me BE-në me synim të fuqizimit të pozitës së Kosovës në proceset e integrimit evropian.