Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, z. Zenun Pajaziti, u takua me përfaqësuesit OJQ-ve që e mbështesin Komisionin
, 10.05.2011
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, priti sot në një takim përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që e mbështesin punën e këtij komisioni: USAID-it, NDI-së, KIPRED-it dhe GAP-it.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ndërmjet komisionit dhe OJQ-ve, si dhe identifikimit të nevojave konkrete në të cilat duhet të fokusohet mbështetja e organizatave joqeveritare.
Kryetari Pajaziti, duke konfirmuar gatishmërinë dhe vullnetin e komisionit për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me partnerët e tij, u fokusua në nevojat e komisionit, në të cilat ndihma e partnerëve është e mirëpritur. Përkitazi me këtë, ai përmendi nevojën për mbështetje në hartimin dhe amendamentimin e ligjeve, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të miratuara, mbështetjen për deputetët e rinj, organizimin e një tryeze të përbashkët në të cilën do të diskutoheshin gjerësisht çështjet e bashkëpunimit etj.
Ne takim ishte prezent edhe zëvendëskryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, e cila cilësoi legjislacionin si fushë në të cilën paraqitet nevojë më e madhe për mbështetje.
Përfaqësuesit e OJQ-ve: Haxhi Shala, Dardane Peja e Ardian Kryeziu (USAID), Bardhyl Hasanpapaj (NDI), Agron Ademi (GAP) dhe Burim Ejupi (KIPRED), pasi përshëndetën qasjen proaktive të komisionit në lidhje me bashkëpunimin e ndërsjellë, konfirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për komisionin.
Në takim u diskutua edhe rreth mundësisë së organizimit të takimeve të rregullta ndërmjet palëve.