Lajmet e fundit
Nga dita e dytë e vizitës së kryeparlamentarit Krasniqi në Itali
, 24.05.2011
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Itali, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili kryeson një delegacion të Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit janë nënkryetarët Haliti e Konjufca, ambasadori Prenkaj, dhe këshilltarët Sherifi e Reçica, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, njëherësh, anëtar i Komisionit për Çështje të Jashtme dhe Komunitare të BE-së, z. Rikardo Migliori.
Në këtë takim, kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi z. Migliori për zhvillimet në Kosovë, ndërtimin e traditës demokratike, për raportet e mira me misionin e OSBE-së në Prishtinë, si dhe për punën e Kuvendit e përbërjen e tij, përfshirjen e komuniteteve pakicë dhe angazhimet e tyre në Kuvend.
Kryetari Krasniqi kërkoi nga z. Migliori ndihmën që Kosova në të ardhmen e afërt të marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, gjë për të cilën mikpritësi shfaqi angazhimin e tij. Kreu i Kuvendit, njëkohësisht, kërkoi nga ai mbështetje për një prezencë të Kosovës edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Duke i uruar mirëseardhje kryetarit Krasniqi dhe delegacionit që udhëheq, diplomati italian shprehu bindjen se kjo vizitë do të ndikojë shumë në ndërtimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe parlamentit italian. Ai tha se vizita në Parlamentin e Italisë, e para e këtij niveli nga Kosova, padyshim që hapë rrugën për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet dy parlamenteve.
Në vazhdim, Migliori foli për aktivitetet e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe theksoi se siguria në Ballkan është shumë me rëndësi. Në këtë kontekst, ai tha se stabiliteti në Kosovë është me rëndësi të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin. Ai foli edhe për zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat i cilësoi demokratike, edhe pse, sipas tij, u përcollën me polemika. Ai gjithashtu njoftoi për aktivitetet e delegacionit të Asamblesë Parlamentare në monitorimin e zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Shqipëri.
Diplomati italian u interesua edhe për ndryshimet kushtetuese në zgjedhjen e presidentit në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e tij që në një të ardhme të afërt të marrë pjesë në forumet ku do të diskutohet për këto ndryshime.
Pasdite, delegacioni i Kuvendit do të pritet në një takim të veçantë nga zv/presidenti i Senatit, z. Vannino Chiti.