Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 25.05.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, u shqyrtua Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, për vitin 2010. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i bordit të ART-së, Ekrem Hoxha, si dhe Auditori Gjeneral, Larse Lage Oloffsson, të cilët raportuan para Komisionit lidhur me raportin e auditimit të Pasqyrave Financiare të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, për vitin 2010.
Anëtarët e Komisionit shprehën shqetësimin e tyre rreth të gjeturave në ART nga ana e Auditorit, ndërsa kryetari i bordit të ART-së, Ekrem Hoxha paraqiti argumente të cilat janë pjesë e raportit, duke hedhur poshtë disa nga të gjeturat që janë shënuar në këtë raport.
Anëtarët e Komisionit gjatë shqyrtimit të raportit, kërkuan nga përfaqësues të ART-së dhe të ZAGJ-it që në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike të sjellin dëshmi shtesë me shkrim lidhur me evidentimet në raport, ndërsa në një mbledhje tjetër të radhës do të merret vendimi lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave Financiare të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, për vitin 2010.