Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 25.05.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për shoqëritë tregtare dhe Projektligjin për akreditim.
Mbledhjen e sotme të Komisionit e kryesoi zv.kryetarja e parë, Teuta Sahatçiu, e cila në emër të grupit punues paraqiti raportin me rekomandime.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, anëtarët e Komisionit, përfaqësuesit e USAID-it, përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të MTI-së, vlerësuan se projektligjet janë në harmoni me ligjet e aplikueshme të BE-së.
Pas debatit, Komisioni miratoi dymbëdhjetë amendamentet e Projektligjit për shoqëritë tregtare e gjashtë të Projektligjit për akreditim dhe njëkohësisht përkrahu procedimin e më tejmë të dy projektligjeve në Kuvend.