Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik....ka vizituar Ministrinë e Infrastrukturës
, 14.06.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të prirë nga kryetari Zenun Pajaziti, në kuadër të mbikëqyrjes së institucioneve që i raportojnë, dje me datë 13.06.2011, realizoi një takim pune në Ministrinë e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga z.Fehmi Mujota, ministër.
Gjatë këtij takimi, ministri Mujota i njoftoi anëtarët e Komisionit me të arriturat e ministrisë, zhvillimin e punimeve në projektin e autostradës dhe projekteve të tjera. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, shpronësimin e pronave në magjistralen Prishtinë-Pejë, dhe magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Anëtarët e Komisionit, premtuan se do të angazhohen për përkrahje të ministrisë, qoftë në fushën legjislative apo fushat dhe projektet tjera në interes për qytetarët dhe vendin.