Lajmet e fundit

Komunikatë e europarlamentarit Eduard Kukan

, 15.07.2011




"Mbështetja politike për hetimet e EULEX-it është e nevojshme."

Bruksel, 14 korrik 2011

Kryetari i Delegacionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian Eduard Kukan, në takimin e djeshëm me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mbështeti plotësisht përpjekjet e EULEX-it për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ai gjithashtu pranon sfidën e z. Krasniqi që është duke u përballur në ruajtjen e autonomisë së Kuvendit të Kosovës.

"Parimi kyç i një demokracie funksionale është se askush nuk është mbi ligjin. Roli i imunitetit në një vend demokratik nuk është për të mbrojtur një ligjvënës individual, por për të mbrojtur institucionin legjislativ në emër të popullit" tha zoti Kukan.
Ai shtoi: "Unë jam i sigurt se institucionet e Kosovës do të mbështesin plotësisht përpjekjet e EULEX-it për hetimet në vazhdim në mënyrë që çështja do të trajtohet në mënyrë të përshtatshme".

Eduard Kukan shprehu shpresën e tij se zoti Krasniqi do të ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar mbështetje në Kuvend në rast se një kërkesë për heqjen e imunitetit vjen nga agjencitë e zbatimit të ligjit.
"Unë mendoj se dështimi i Parlamentit për të lejuar hetimet e veprave të supozuara penale të deputetëve mund të jenë shkatërruese për imazhin ndërkombëtar të Kosovës" shtoi Eduard Kukan.

 

Komunikatë e europarlamentarit Eduard Kukan