Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në promovimin e librit “Si u shkatërrua Jugosllavia’, të autorit Stjepan Mesiq

, 19.07.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në promovimin e librit “Si u shkatërrua Jugosllavia’, të autorit Stjepan Mesiq.

Me këtë rast, gjatë fjalës së tij, kryekuvendari Krasniqi duke shprehur kënaqësinë e tij për prezencën e ish presidentit të Republikës së Kroacisë në Kosovë dhe për promovimin e veprës së tij monumentale Si është rrënuar Jugosllavia” theksoi se Mesiq, në pozitat që ka mbajtur, ka promovuar aftësi të rralla dhe virtyte të larta morale, politike e kombëtare, kurse libri që u promovua sot Krasniqi shtoi se përbën dëshmi të shkëlqyer të potencialit të tij intelektual, politik e shkencor.

Krasniqi më tej shtoi se për lexuesin kosovar, libri sjell fakte të njohura e të panjohura për skenat e prapaskenat politike të kohës, sjell ndjenjat e miqësisë së hershme dhe të sinqerta të autorit për Kosovën dhe popullin e saj, për fatin e përbashkët që patën Kroacia dhe Kosova, Bosnje Hercegovina etj., gjatë rrënimit të Jugosllavisë, tha ndër të tjera kryekuvendari Krasniqi me rastin e promovimit të librit “Si u shkatërrua Jugosllavia’, të autorit Stjepan Mesiq.

 

 

Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në promovimin e librit “Si u shkatërrua Jugosllavia’, të autorit Stjepan Mesiq