Lajmet e fundit
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
, 24.08.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për organizmat e modifikuar gjenetikisht, Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore dhe ai për mbeturina.
Lidhur me këto projektligje, Komisioni formoi grupet punuese për amendamentimin e tyre për procedim të mëtutjeshëm. Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore dhe ai për mbeturina të përgatiten për në lexim të parë, ndërkaq, Projektligji për organizmat e modifikuar gjenetikisht në lexim të dytë.