Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava
, 29.08.2011
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, me këtë përmbajtje :”
I nderuar Myfti Tërnava
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju uroj gëzuar Juve Shkëlqesi dhe gjithë besimtarëve myslimanë të Republikës së Kosovës. Uroj që kjo festë të kalojë në frymë gëzimi, hareje e solidariteti.
Le të jetë kjo festë edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.