Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 12.09.2011
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka përkrahur Projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasuritë e tyre, me raportin me amendamente të Komisionit funksional.
Komisioni diskutoi, gjithashtu, edhe për disa çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e komisionit, me theks të veçantë, për organizimin e dëgjimeve buxhetore për agjensionet e pavarura.