Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Ekonomi...
, 12.09.2011
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, Zenun Pajaziti, duke paraqitur qëllimin e këtij dëgjimi të organizuar nga Komisioni tha: " Projektligji për hekurudhat e Kosovës, është një ndër ligjet më të rëndësishme që do të miratojë Kuvendi sepse rregullon një ndër fushat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit". Më tej, Pajaziti po ashtu njoftoi të pranishmit se miratimi i këtij projektligji kërkohet edhe nga KE-ja, përkatësisht nga raporti i saj për Kosovën.
Në këtë dëgjim publik, opinionet e tyre për projektligjin i paraqitën edhe përfaqësues të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Infrastrukturës, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe përfaqësuesi i Hekurudhave të Kosovës.
Në emër të sponsorizuesit të projektligjit, foli drejtori i Departamentit Ligjorë në Ministrin e Infrastrukturës, Avdi Kamerolli. Ai me këtë rast njoftoi të pranishmit se projektligji është pjesë e veprimit për partneritet evropian dhe përmban direktiva dhe standarde të BE-së që rregullojnë këtë fushë. Ai, po ashtu tha se projektligji do të ndikojë në zhvillimin ekonomik si dhe në liberalizimin e hekurudhave.
Edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, nga ana e tij, vlerësoi se projektligji është i qartë dhe përmbajtësorë, në të cilin janë përfshirë aktet normative të BE-së mbi hekurudhat.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave, Halit Gara, u shpreh:" Projektligji është përgjigje adekuate për mangësitë që ka ligji ekzistues". I të njëjtit mendim ishte edhe përfaqësuesi i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj, i cili ndër të tjera tha se projektligji është bazuar në direktivat më të reja të BE-së.
Në këtë dëgjim publik, të pranishmit ndonëse nuk paraqitën ndonjë vërejtje të theksuar në strukturën e projektligjit, u pajtuan që gjatë fazës së amendamentimi të punohet bashkërisht me grupin punues të komisionit, ashtu siç propozoi kryesuesja e grupit punues, Sala Berisha- Shala, e cila tha:" Kërkoi nga të pranishmit që të japin kontributin e tyre në fazën e draftimit të projektligjit, duke i'u siguruar se vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e juaja do të hyjnë në draftin final të projektligjit, para se ai të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.