Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

, 27.09.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës e Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën propozim amendamentet e grupit të punës të Projektligjit për shtetësinë e Kosovës.

Anëtarët e Komisionit shqyrtuan në parim edhe këto projektligje: Projektligjin për Azilin, Projektligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, si dhe Projektligjin për Policinë, me ç‘rast formuan grupe pune.

Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e komisionit përkrahën për procedim të mëtejmë edhe Projektligjin për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së